Fëmija 2 vjeçar vritet live në Facebook

Një djalë dy vjeçar mbeti i vrarë me armë zjarri, ndërkohë që vrasja u regjistrua live në Facebook.

Tezja e tij Breunna Devonte, 20 vjeçare dhe shtatzënë po udhëtonte me të dashurin e saj 26 vjeçar dhe fëmijën e vogël në makinë.

Ajo ishte lidhur direkt nër rrjetin social Facebook, kur ndaj makinës u qëllua me armë, ku për fat të keq mbeti i vrarë fëmija 2 vjeçar.

Ngjarja është regjistruar të martën në Çikago të Shteteve të Bashkuara. Një person i armatosur hapi zjarr ndaj makinës së tyre.

Ky është rasti i tretë brenda javës që një fëmijë qëllohet me armë në Çikago. “Ata e vranë fëmijën, unë kam një plumb në barkun tim”, bërtiti gruaja.