Fëmija dëgjon zërin e nënës për herë të parë

Ky është momenti emocionues kur një djalë tetë muajsh dëgjon zërin e nënës së tij për herë të parë.

Xander nga Georgia,SHBA, lindi me humbje të pjesshme të dëgjimit pasi pësoi gjakderdhje në tru gjatë qëndrimit në qendrën e përkujdesjes intensive të foshnjeve të porsalindura.

Vogëlushi lindi nëntë javë para kohë dhe kaloi 59 ditë në spital. Pavarësisht se mjekët thanë se ai e kaloi testin e dëgjimit, mamaja e Xander nuk u bind. Ajo e dinte që djali i saj nuk reagonte ndaj tingujve si bebet e tjera.

Pas muajve të tërë në spital, mamaja e tij më në fund arriti t’i bënte një test tjetër që vërtetoi se ai kishte nevojë për një aparat dëgjimi- dhe tanimë ai mund të dëgjojë si të tjerët. Për më shumë shihni videon e adhurueshme me reagimin e fëmijës.