Fëmija i parë i Afrikës së Jugut që “shërohet” nga HIV

tuar me HIV që nga lindja ka kaluar shumicën e jetës së tij pa pasur nevojë për trajtim.

Fëmijët, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, iu dha një mjekim i vrullshëm pak pas lindjes.

Tani janë bërë 8 vjet e gjysmë që kur ai i ka ndalur ilaçet e këtij trajtimi dhe që nga atëherë nuk ka simptoma apo shenja të virusit aktiv.

Familja tonë se janë shumë të kënaqur.

Shumica e njerëzve kanë nevojë për trajtim çdo ditë për të parandaluar shkatërrimin e sistemit imunitar të shkaktuar nga AIDS, transmeton Indeksonline.

Fakti se fëmija është i mbrojtur mund të çojë në zbulimin e ilaçeve të reja osë të një vaksine për parandalim të HIV-it.

Fëmija kapi infeksionin nga nëna e tij në kohën e lindjes në vitin 2007, ku niveli i HIV në gjak ishte shumë i lartë.

Terapie antiretrovireale e hershme nuk ishte praktikë standarde në atë kohë, por iu dha fëmijës nga java e nëntë, si pjesë e një eksperimenti klinik.

Nivelet e virusit u bënë të padeklareushme dhe trajtimi u ndal pas 40 javëve dhe ndryshe nga çdokush tjetër- virusi nuk u kthye më.

Terapia e hershme që sulmon virusin para se të ketë një shans për t’u vendosur plotësisht është aplikuar edhe dy raste më parë.

Mirëpo, në të dy rastet kishte shkuar një kohë e shkurtër para se HIV të rishfaqej përsëri në gjak.

Mirëpo, mjekët ende nuk e dinë se cila është arsyeja përse fëmija ka arritur për kaq kohë të qëndrojë “i shëruar”.

Ata besojnë se ose është gjenetike ose për shkak të sistemit të imunitetit.