Fëmijët afër Alepos argëtohen me borën, pavarësisht luftës për të mbijetuar në qytetin e tendave

Me kapelat e tyre që shkëlqejnë nga ngjyrat dhe me një buzëqeshje në fytyrë, këta tre fëmijë do të mund të ishin thjeshtë disa fëmijë që po kënaqen në një luftë të pafajshme dëbore.

Por nuk ka shtëpi të ngrohtë që ata të kthehen, çorapet e tyre janë të lagështa dhe gishtat u janë ngrirë nga të ftohtit, pas argëtimit të tyre.

Këta fëmijë po jetojnë një “qytet tendë” dhe po mbështeten në shpërndarjen e ushqimit në qytetin që po mbahet nga rebelët, Azaz, rreth 20km në veriperëndim të qytetit të Alepos.

Qyteti kontrollohet nga grupet rebele dhe ka qenë skenë e luftës brutale mes klaneve të ndryshme kryengritëse në Siri, transmeton Gazeta Express.

Tërheqja e rebelëve dhe evakuimi i luftëtarëve dhe civilëve në lindje të Alpos këtë javë duket të ketë arritur orët e tij të fundit.

Por rebelët ende janë duke mbajtur një zonë perëndimore të qytetit të Alepos, duke përfshirë Al-Atraib Daret Ezza, së bashku me katër qytete në veri të krahinës.