Fëmijët e çerdhes “11 tetori” ende të pa sistemuar, objekti i dëmtuar...

Fëmijët e çerdhes “11 tetori” ende të pa sistemuar, objekti i dëmtuar nga tërmeti

Prindërit e fëmijëve që janë të regjistruar në çerdhen “11 Tetori”, shprehen të revoltuar pasi ende nuk është gjetur një zgjidhje se ku do të qëndrojnë përderisa rinovohet objekti i cili pas tërmetit u mbyll shkaku i dëmtimeve.

Nga Ministria për Punë dhe Politike Sociale thonë pwr Poralb se tani më është zgjedhur firma që do të bëjë sanimin e dëmeve në këtë çerdhe dhe se punimet pritet të fillojnë javën e ardhshme.

“Ne si ministri kemi marrë gjitha hapat e duhur që janë nën kompetencat tona për të rregulluar objektin e çerdhes në fjalë, e cila pësoi dëme gjatë tërmetit. Në ndërkohë përderisa të rregullohet objekti, fëmijët do të ndahen në dy çerdhet që janë po në këtë lagje, dhe shpresojmë që punimet do të fillojnë qysh javës që vjen”, thonë nga MPPS.

Nga ana tjetër prindërit ankohen se sanimet në këtë çerdhe duheshin të bëhen më herët, sipas tyre edhe para tërmetit ky objekt nuk kishte kushte të mira për të funksionuar.

Çerdhja 11 tetori 1