Fëmijët që shkojnë në çerdhe, janë 3 herë më të stresuar se ata që qëndrojnë në shtëpi

Të vegjlit të cilët kalojnë një kohë të gjatë në kopsht vuajnë më shumë nga stresi, gjë e cila mund t’i bëjë më të marrshëm gjatë jetës.

Një studim ka gjetur se niveli i stresit tek të vegjlit në çerdhe është diku 3 nivele më i madh se ata që qëndrojnë në shtëpi, transmeton Indkesonline.

Përderisa fëmijët në shtëpi me një prind janë më të relaksuar, ata që shkojnë në kopsht përfitojnë makthe.

Fëmijët që kalojnë më shumë se tetë orë në kopsht janë më të stresuar, duke u bazuar në mostrat e pështymës së mara nga studiuesit dhe duke testuar hormonin e kortilozit që lidhet me stres.

Studimi sugjeron se kjo është për shkak se atyre iu mungojnë prindërit dhe për këtë mund edhe të kenë konflikt me fëmijët e tjerë.

Stresi në një moshë kaq të vogël mund të ndikojë në zhvillimin e trurit të vogël, duke i bërë ata më vonë më të trembur dhe me më pak vetë-kontroll.

Por, një lajm i mirë për prindërit që punojnë është se ata mund të ndryshojnë disa nga efektet e këqija duke kaluar kohë cilësorë me fëmijët e tyre, pasi ata t’i marrin nga kopshti.