Fëmijëve mos ia bëni detyrat Mos u frikësoni nëse fëmija juaj merr notë të dobët. Më shumë shqetësohuni nëse fëmija juaj urren shkollën dhe të mësuarit në përgjithësi.

detyrat

Në vazhdim po ju paraqesim disa këshilla të vlefshme prindërore si të ndihmoni fëmijët tuaj në rritje dhe zhvillim. Jemi të sigurtë se kështu do të përforconi lidhjen tuaj me fëmijën dhe kjo është ajo që ka më së shumti rëndësi.

Është shumë me rëndësi që secili fëmijë të ketë pak kohë të lirë (2 deri 4 orë në ditë) që mund ta kalojë edhe duke mos bërë asgjë. Prindërit e shqetësuar dhe ambicioz kanë tendencë t’i socializojnë dhe angazhojnë më shumë se sa duhet ose kanë nevojë – klube të rinjsh, aktivitete sportive, gjuhë dhe çfarë jo tjetër. Prindërit duhet të kuptojnë se kjo është shumë për ta dhe se ata kanë nevojë për pak kohë të lirë njëlloj sikur të rriturit.

Kur bëhet fjalë për shkollën dhe angazhimet në mësim, ju duhet gjithnjë të mbani anën e fëmijës suaj. Mos u frikësoni nëse fëmija juaj merr notë të dobët. Më shumë shqetësohuni nëse fëmija juaj urren shkollën dhe të mësuarit në përgjithësi.

Fatkeqësisht, prindërit më shumë fokusohen në progresin e tyre akademik dhe procesin e notimit. Prindërit më shumë shqetësohen se çfarë nota sjellin fëmiëjt se sa disponimi i tyre apo gjendja shpirtërore në orë të mësimit. Prindërit duhet të kujdesen për fëmijët e tyre më shumë se sa ti qortojnë apo flasin me urdhëra për performancën e tyre. Prioritet duhet të jenë ndjenjat e fëmijëve dhe jo notat.

Mbani mend, nëse fëmija juaj ka vështirësi gjatë bërjes së detyrave – ka gjithmonë një arsye për këtë – dhe kjo nuk ka të bëjë aspak me përtacinë. Ideja e përtacisë madje as nuk ekziston në studimet psikologjike. Arsyet reale janë mungesa e vetëbesimit dhe vullneti për të mësuar – dhe është detyra juaj që ti nxisni.