Femra vëmendje! Ja çfarë iu shkakton alkooli, hiqni dorë urgjent!

Studime të fundit kanë zbuluar një lidhje mes konsumit të alkoolit dhe inteligjencës së një femre. Studiuesit anglez të London School of Economics analizuan të dhënat e mbi një mijë personave të rritur anglez, duke krahasuar nivelin e inteligjencës së tyre dhe sasinë e alkoolit që pinin çdo ditë.

68.4% e personave të diplomuar e deklaruan veten si persona që pinin alkool. Në bazë të statistikave në Angli, u zbulua se femrat e diplomuara që pinin alkool çdo ditë, rezultuan më inteligjente dhe kishin vlerësim më të madh për veten.

U zbulua gjithashtu se këto femra me nivel më të madh inteligjence dhe që hera herës e kthenin ndonjë gotë, kishin një jetë sociale më intensive dhe ishin më të predispozuara në punë krahasuar me meshkujt.

Por kjo gjë rezultoi e vërtetë për ato femra që pinin ndonjë gotë dhe që nuk abuzonin me alkoolin, pasi në të kundërt efekti ishte negativ. Në rastin kur pihej një gotë verë apo birrë çdo ditë, femra ndihej më e vlerësuar dhe më e kënaqur dhe shfaqte nivel inteligjence më të madh krahasuar me femrat e tjera por edhe me meshkujt.