Femrat konsumojnë po aq alkool sa meshkujt

Një studim i fundit ka zbuluar se sot femrat konsumojnë thuajse të njëjtën sasi alkooli sa meshkujt.

Burrat e lindur midis viteve 1891 dhe 1910 ishin tre herë të ekspozuar ndaj problemeve me alkoolin sa femrat, sipas studiesve.

Por meshkujt të cilët kanë lindur nga 1991 deri në vitin 2000 kishin 1.2 herë më shumë mundësi se sa femrat për të patur probleme.

Studiesit zbuluan se diferenca gjinore është është ngushtuar në shekullin e kaluar, veçanërisht te ata që kanë lindur nga viti 1966.

Duke shkruar në gazetën “BMJ Open”, ata thanë: “Përdorimi i alkoolit dhe çregullimet që vijnë nga konsumi i tij historikisht janë konsideruar si një fenomen i meshkujve.Por studimi më i fundit e vë në pikpyetje këtë hipotezë dhe sugjeron se femrat e reja në moshë duhet të vendosën në qendër të përpjekjeve për të reduktuar ndikimin e përdorimit të substancës dhe dëmeve të lidhura me të”.