“Femrat mbi 40 vjeç kanë nevojë për operacion”

A e kanë menduar ndonjëherë femrat se çfarë u nevojitet për të mbajtur një burrë përgjithmonë pas vetes?

Sipas të vetëquajturës eksperte seksi, Louise Van der Velde, e cila është drejtuesja e një qendre për terapitë në çift, dy gjërat që u duhet femravë për të mbajtur partnerin afër janë bisturia dhe silikoni.

Sipas saj, e vetmja mënyrë që femrat mbi 40 vjeç të duken tërheqëse, është kirurgjia plastike.

Ajo tha se për të parandaluar tradhëtitë, femrat duhet të duken sa më tërheqëse në sytë e partnerëve të tyre.

Femrat, sipas Van der Velde, duhet të fajësojnë vetëm veten e tyre nëse humbasin partnerin.

“Shpesh më vijnë femra, të cilat janë tradhëtuar dhe braktisur nga partnerët, por unë mendoj se është vetëm faji i femrave që humbasin partnerët e tyre. Ne mund t’a krijojmë vetë fatin tonë. Nëse një burrë na tradhëton, e kemi lënë ne të na tradhëtojë. Meshkujt kanë të drejtë të shikojnë rrotull. Kanë të drejtë të shkojnë me femra të cilat janë më tërheqëse”, tha Van der Velde.  Sipas saj, pjesa më e madhe e femrave në Europë nuk kujdesen mjaftueshëm për veten.

“Kam jetuar për 15 vjet në Spanjë. Femrat aty konsumonin shumë bukë dhe ëmbëlsira dhe në moshën 50- vjeçare ato duket sikur kishin ‘skaduar’. Nuk ka pse të jetë ashtu”, shtoi ajo.

Lousie Van der Velde ka kryer një sërë operacionesh për të pasur një formë perfekte dhe këtë ua këshillon të gjitha femrave.

“Nuk besoj se te shprehja se femra zbukurohet me kalimin e viteve. Besoj se femra zbukurohet me ndërhyrjet e duhura kirurgjikale,” përfundoi Louise Van der Velde.