Fërçkovski i LSDM-së i quan shqiptarët “pleme”

Lubomir Fërçkovski në kolumnin e tij të fundit i ka qujtur shqiptarët si “pleme”. Ai këto konstatime i ka bërë pas platformës së përbashkët të partive shqiptare që dolën ditë më parë. Fërçkovski thotë se platforma e partive të bllokut shqiptarë sipas tyre me çështje të rëndësishme që duhet të diskutohet për hyrje në qeveri është një dëshprim shumë i madh, nuk e di kush dhe si do e realizojnë, kush ju ka ndihmuar dhe si e kanë vendosur por është dokument i cili objektivisht ju ndihmon VMRO dhe Gruevskit si dhe BDI e Ahmetit që të rifreskojnë pozicionet e tyre të rrënuara ndërsa shqiptarëve nuk mund të ju ndihmojë nga afër asgjë, kështu shkruan në kolumnën e tij të fundit Lubomir Fërçkovski nga LSDM

Në rast se liderët shqiptarë insistojnë në këto pika kyçe të platformës si ajo e ndryshimit të kushtetutës me marrëveshjen e Ohrit, askush bukfalisht nuk do të bisedojë me ata dhe nuk do ju premtojë asgjë, e nga aty kjo platformë do ju shndërohet si një gurrë rreth qafës për liderët shqiptarë sepse mund të çojë deri në thellim të krizës e ata si fajtorë për të njejtën do jenë objekt sulmi, për shkak se nuk do mund të formohet qeveri në Maqedoni, ose varianta tjetër e mund humbëse për ata që të pranojnë se një pjesë e platformës së tyre është e parealizueshme.

Të heqin dorë nga kjo platformë dhe më pas të formojnë qeveri, kjo gjithashtu është politikë e keqe ëpr ata si dhe votuesit e tyre të cilët nuk mendoj se këtë platformë do e përkrahin në zgjedhje, megjithatë nga aspekti i platformës për ata është thikë me dy teha, nga ku ajo e cila mund t`i “therrë” është më e besueshme.