Ferrari më i bukur në botë shitet për 10 milionë paundë

Shumë mendojnë se Ferrari 56 vjeçare 250 GT California Spider është makina më e bukur në botë, pasi ka qenë nga më të kërkuarat për rreth gjysmë shekulli.
Modeli i vitit 1960 është zotëruar nga një britanik anonim 10 vjetët e fundit dhe do të shitet në një ankand në Arizona më 19 janar. Mjeti është mirëmbajtur më së miri dhe është shfaqur në kopertinën e revistës së njohur të automjeteve Octane.
Ish-prezantuesi i emisionit Top Gear, Chris Evans ka zotëruar më parë një version të zi të blerë në 1961, për 6 milionë. Çmimet e mjeteve të koleksioneve kanë vazhduar të rriten gjatë viteve kështu që kokëkuqja pritet të arrijë në rreth 10 milionë paundë. Ferrari i tipit Spider vjen me dizajn nga Pininfarina, tapiceri nga Scaglietti, dhe motorin legjendar 3000 kubikësh me V12 valvola.