“Festim Halili ka angazhuar ekspertë të jashtëm për analizën e Marrëveshjes së Ohrit”

“Me aktualizimin e temës për analizimin e Marrëveshjet së Ohrit, zv.kryeministri Festim Halili ka angazhuar ekspertë të jashtëm, të cilët e rishikojnë dhe mbikëqyrin të gjitha procedurat e prokurimit publik dhe do të kërkojnë informacione shtesë nga vetë kompania fituese, që ka marrë përsipër realizimin e analizës dhe konferencës që rrjedh nga kjo analizë”, thuhet në sqarimin e dërguar nga Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, rreth aktualizimit të temës për analizën e Marrëveshjes së Ohrit

Nga Sekretariati gjithashtu thonë se Marrëveshja e Ohrit është dokument tejet i rëndësishëm për vendin tonë dhe si e tillë ata do të angazhohen që analizat vjetore, raportimet dhe konferencat kushtuar këtij dokumenti të mbajnë korrektësinë dhe seriozitetin e duhur.