Festivali i Filmit në Sarajevë hap aplikimin për edicionin e sivjetmë

Data e fundit e aplikimit është 26 maji i këtij viti.

Festivali i Filmit i Sarajevës ka hapur kësisoj aplikimin për programet filmike të këtij edicioni.
Edicioni i radhës, i 23-ti me radhë, vjen nga data 11-18 gusht.

Aplikimi është i hapur për të gjitha programet filmike, përfshirë këtu filmat e metrazhit të gjatë, të shkurtër, filmat studentorë dhe ata dokumentarë, programin e filmave për fëmijë, TeenArena dhe European Shorts.

Data e fundit e aplikimit është 26 maji i këtij viti.

Pos filmave nga e mbarë bota, Festivali i Filmit në Sarajevë promovon dhe mirëpret sidomos filmat nga Kosova, Turqia, Shqipëria, Bosnja, Bullgaria, Qipro, Kroacia, Serbia, Rumania, Malta, Maqedonia, Sllovenia, Gjeorgjia e Greqia.