Festivali multikulturor tërheq vëmendjen e turistëve dhe qytetarëve të Beratit

Panairi i Librit dhe Artizanatit ka tërhequr vëmendjen e turistëve në Berat, duke bërë që qyteti të gumëzhijë në këto ditë të nxehta. Eventi erdhi si pjesë e festivalit Multikuluror, që për tre ditë e ktheu këtë qytet në epiqendrën e aktiviteteve kulturore.

Përgjatë pedonales së qytetit qytetarët, por dhe vizitorët e shumtë në Berat kanë mundur të shohin krijimet e artizanëve të qytetit, të njihen dhe me titujt e fundit të librave. E ndërsa, pasditja ka kaluar në këtë atmosferë, mbrëmja ka  qënë edhe më festive.

Banorët venda kërkojnë aktivitete kulturore jo vetëm në sezon turistik.

Fillimisht grupi jazz turk Istanbul Metropolitan, më pas grupi Offchestra dhe Uran B – DJ, performuan për publikun në pedonalen e qytetit, duke ndezur atmosferën deri në orët e pas mesnatës.