Fetai: Janë përgjuar mbi 40 mijë qytetarë nga viti 2008 e deri më 2015

Ka filluar konferenca për shtyp e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) në Maqedoni, përmes së cilës publikohen të dhëna për lëndën e re hetimore ”Shënjestra”, njofton Telegrafi Maqedoni.

Deri tani, në lëndët e PSP-së, si të dyshuar kryesorë janë ish-funksionarë të lartë shtetërorë, si ministra, zv. ministra, drejtorë në DSK, sekretarë kabinetesh, etj.

Telegrafi Maqedoni u sjell gjithçka që do të thuhet në këtë konferencë.

11: 05: Në fillim të konferencës, Janeva kujton se më 17 nëntor të vitit 1991 është miratuar Kushtetuta e Maqedonisë, që i garanton të gjithat ë drejtat e qytetarëve, por konstaton se vlerat themelore të kësaj Kushtetute janë shkelur.

Shkelja është bërë sidomos me përgjimet e paligjshme nga ana e DSK-së, ku është shkelur privatësia e qytetarëve të Maqedonisë. Janeva thotë se nuk ka frikë nga askush dhe nuk do të zbmprapset nga asnjë kërcënim, duke punuar në mënyrë profesionale, në plotësimin e mandatin që ka marrë përsipër PSP-ja, në interes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.

11: 15:

Fetai: Përfshihen 10 persona, të punësuar dikur në DSK, por edhe tani, nga nivelet më të larta, në nivelet më të ulëta të saj. Këta persona kanë kepërdorur të drejtën zyrtare dhe kompetencën.

Ekziston dyshim se personat kanë keqpërdorur sistemin e përgjimit. Dëshmitë tregojnë se nga 2008 e deri 2015, është përcjellur komunikimi i mbi 40287 numra telefonik, për të cilët nuk janë dhënë urdhëra gjykate për përgjim. Janë kryer përgjime edhe para se të merret një urdhër gjykate, por edhe pasi që ka mbaruar urdhëri, ndërkaq gjithsej janë përgjuar 1541 numra telefonik.