Fetai: Kriminelët do t’i mbështesim për muri

Prokurorja speciale, Fatime Fetai thotë se pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve të 11 dhjetorit, ky institucion do të vazhdoj punën dhe të gjithë kriminelët do t’i nxjerr para drejtësisë. Ajo në një prononcim për emisionin 360 gradë në Alsat tha se dëshira e qytetarëve për drejtësi shumë shpejt do të bëhet realitet pasi siç tha padrejtësia vështirë se mund të mbrohet është që të ngadhënjej drejtësia dhe kjo.

“Drejtësia do të fitoj. Prokuroria Publike Speciale në krye me Katica Janevën është ai institucion që krimin dhe kriminelët do ti mbështes për murin e drejtësisë. Dëshira e qytetarëve, e qytetarëve që e duan drejtësinë do të bëhet realitet dhe kjo shumë shpejtë do të ndodhë. Duhet të keni parasysh se as gjyqi nuk është hekur, shumë vështirë të mbrohet e pambrojtshmja”, deklaroi Fatime Fetai, Prokurore Speciale./alsatm