Fevziu: Kosova dha provën se është shtet

Gazetari shqiptar, Blendi Fevziu e ka komentuar situatën në Mitrovicë, gjegjësisht mos ndalimin e futjes së trenit serb në Kosovë, veprimet dhe vendimet e anës kosovare.
 

Sipas Fevziut, Kosova tregoi sot se është shtet i vërtetë për shumë arsye.

Më poshtë është shkrimi i tij i plotë:

“Shtet i vërtetë bëhesh kur merr vendime!

Shtet i vërtetë bëhesh kur nuk i shmangesh përgjegjësive!

Shtet i vërtetë bëhesh kur ke besim tek forca dhe e drejta jote!

Shtet i vërtetë bëhesh kur qytetarët e tu ndihen krenar për ty!

Kosova dëshmoi sot të gjitha këto. Urime për vendimin, më i drejti i mundshëm. Treni i provokimit duhej të kthehej mbrapsht dhe u kthye”, ka shkruar Fevziu në profilin e tij në Facebook.