Fier, 54 vjeçari tenton të vetëdigjet në zyrën e pritjes së policisë

Një 50 vjecar nga fshati Pish Poro i Fierit ka tentuar të vetëdigjet me benzinë në ambientet të Zyrës së Pritjes së Qytetarëve në Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 13:00 të 19 janarit 2017. Policia informon:  shtetasi M.S, 57 vjeç, banues në Levan, ka hyrë në ambientet të Zyrës së Pritjes së Qytetarëve në Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, dhe pa komunikuar me personelin e shërbimit, ka tentuar të djegë veten me benzinë.

Vajza dy vjet e larguar

Shkak për këtë veprim mësohet se ka qënë gjëndja depresive e 50 vjecarit

Më 29 shtator të 2016 bashkëshortja e tij ka kallzuar pranë policisë se në vitin 2014 i është larguar vajza nga banesa dhe dyshon se mund të shfrytëzohet për prostitucion jashtë shtetit.

 

Lagu trupin me benzine

Mësohet se 50 vjeçari lagu trupin me benzinë të cilën e kishte në një shishe plastike. Pas kësaj ai i ka vënë flakën vetës por ndërhyrja e efektiveve të policisë shpëtoi nga flakët.

“Falë ndërhyrjes së shpejtë të Shefit të Sektorit të SHCBA, dhe personelit të zyrës së shërbimit të qytetarëve u bë e mundur fikja në kohë e flakëve duke i shpëtuar jetën” informon policia

50 vjecari u dërgvua në spital me djegie në duar dhe fytyrë.