FIFA dënon Etrit Berishën, 10 mijë franga zvicerane gjobë FSHF-së

Lidhur me ndeshjen Shqipëri-Izrael, Komisioni i Disiplinës në FIFA ka vendosur të dënojë FSHF-në me 10.000 franga zvicerane gjobë për sjellje të gabuar të tifozëve.

Gjithashtu, portieri Etrit Berisha, i cili u ndëshkua me karton të kuq gjatë kësaj ndeshjeje, është dënuar me 2 ndeshje pezullim dhe 5.000 franga zvicerane gjobë.
Ndeshja Shqiperi- Izrael e vlefshme për eleminatoret e kampionatit botëror Rusi 2018, ka qenë një ndër ndeshjet episodike me dy kartona të kuq, dhe dy 11 metërsha.