FIFA gjobit me 50 mijë franga FSHF-në

Ndeshja Shqipëri-­Izrael e vlefshme për kualifikueset e Botërorit  do të luhet normalisht me praninë e tifozëve.

FIFA ka gjobitur dhe paralajmëruar FSHF-­në për incidentet e tifozëve në ndeshjet  ndaj Lihten-shtejnit dhe Spanjës por lajmi i mirë është që nuk janë dënuar tifozët të cilët do të jenë të pranishëm  në “Loro Boriçi” në një nga ndeshjet më të rëndësishme të kualifikueseve të “Rusi 2018”.

Konkretisht, Komisioni i Disiplinës në FIFA ka gjobitur Shqipërinë me 50 mijë franga për sjelljen e tifozëve në ndeshjet me Lihtenshtejnin dhe Spanjën.

FIFA e ka përcaktuar si jokorrekte sjelljen e tifozëve në këto dy ndeshje dhe ka evidentuar për më shumë hedhjen e flakadanëve apo fishekzjarreve. Po ashtu, përveç gjobës FSHF ka marrë dhe paralajmërim se mund të dënohet më ashpër.

Sjellja e tifozëve në ndeshjet e Kombëtares është kthyer në një problem pasi për të treja ndeshjet që ka zhvilluar Shqipëria FSHF është gjobitur.

Zyrtarë të Federatës i trembeshin një dënimi të tifozëve dhe që ndeshja me Izraelin të luhej pa tifozë por  fatmirësisht vendimi i Fifa­s ishte më i butë