”Fifty Shades Darker” po i çmend gratë

Drama erotike ‘’Fifty Shades Darker’’ është duke gëzuar suksesin e saj të gjithë anshëm.

Si vazhdim i ‘’Fifty Shades of Grey’’, skenat e ‘’Fifty Shades Darker’’ po bëhen edhe më të dashura për publikun e sidomos për gratë.

Këtë e vërtetojnë edhe bilanci i pjesëmarrjes së grave në ‘’Ladies Night’’, njofton Klan Kosova.

Bëhet e ditur që 110 mijë gra kanë qenë pjesë e shfaqjes të së mërkurës në Euroborg të Holandës për ta parë ‘’Fifty Shades Darker’’.

Ky është rekordi më i ri, gjë që dëshmon se  Jamie Dornan si dhe Dakota Johnson po çmendin gratë me rolet e tyre.

Një rezultat i tillë vjen vetëm nga kinematë e Holandës, ndërkaq të tjera detaje rreth shikueshmërisë në kinematë e tjera të vendit publikohen së shpejti.

[the-post-grid id=”27406″ title=”Layout 1″]