Filips godet BESËN, Semi Mehmedi(almakos)mundohet ta mbronë,por gabon?

http://www.almakos.com/kjo-eshte-deklarata-origjinale-e-prof-philips-besa-nuk-eshte-parti-maqedonase

Lëvizja BESA nuk është parti autentike e Maqedonisë. Ajo është degë e AKP-së së Erdoganit… ndërsa pranon në mënyrë jotransparente para. Kështu ka thënë profesori i Historisë në Universitetin e Kolumbisë, Dejvid Filips, i cili sot ka marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare për siguri në Universitetin e Evropës Juglindore në Shkup. “Lëvizja BESA nuk është parti autentike e Maqedonisë. Ajo është degë e AKP-së së Erdoganit… ndërsa pranon në mënyrë jotransparente para”, është shprehur Filips, ndërsa ka folur edhe për rrezikun nga ekstremizmi i jashtëm që i kanoset Ballkanit, me theks të veçantë Maqedonisë dhe Kosovës. Filips mes tjerash tha se kriza politike në Maqedoni që po zgjat me vite, e rrit rrezikun nga ekstremizmi i jashtëm. “Sipas Institutit Amerikan për Paqe, 314 kosovarë kanë shkuar të luftojnë në Siri dhe Irak që nga viti 2012, dhe sipas institucioneve maqedonase, rreth 300 deri 400 persona nga Maqedonia për të njëjtën periudhë kanë shkuar të luftojnë atje. Sipas numrit të popullatës, Kosova dhe Maqedonia janë shtetet më të rrezikuara në Evropë nga radikalizmi. Shkupi është në vendin e pestë në botë sipas numrit të popullsisë  që shkojnë të luftojnë në shtetet islamike”, deklaroi profesori i historisë në Universitetin e Kolumbisë, Dejvid Filips. (koha.mk)