Filloi pagesa e subvencioneve për bujqit në Maqedoni

Ministria e Financave në Maqedoni sot filloi me pagesën e subvencioneve të bujqve, menjëherë pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese në Gazetën zyrtare me të cilën i largon pengesat ligjore për pagesë, njoftoi kabineti i Ministrisë së Financave.

“Janë paguar 463 milionë subvencione në suaza të të cilave tërësisht janë shlyer obligimet për subvencione në përfundim me vitin 2015, gjegjësisht për kulturat foragjere, drithërat, oriz, kopshtari, pemëtari, vreshta, bagëtitë, pulat, qumështin, prodhimin organik dhe zhvillim rural. Në suaza të pagesës së shumës janë edhe 364 milionë denarë subvencione për vitin 2016 për qumësht dhe kultivimin e orizit”, theksohet në kumtesë.

Ministria e Financave, qëndron në tekst, mbeti konsekuente në zbatimin e rregullores ligjore edhe krahas spekulimeve të shumta në periudhën e fundit.