Filloi pranim dorëzimi në më shumë ministri

Pranim dorëzimi i posteve ministrore ka filluar sot herët në mëngjes. I pari ishte Agim Nuhiu i cili i dorëzoi postin e ministrit të brendshëm Oliver Spasovskit. Ministri i ri për punë të brendshme Oliver Spasovski mori kabinetin nga Agim Nuhiu I cili ishte ministër teknik për punë të brendshme që nga dhjetori i vitit të kaluar.

Ndërkohë që për në ora 12:30 është paralajmëruar edhe pranim dorëzimi në Ministrinë e mbrojtjes. Pranim dorëzimi është kryer edhe në Ministrinë e arsimit, me ç’rastë Pishtar Lutfiu i dorëzon kabinetin Renata Deskoskës.

Ndërkohë në 12.30 minuta do të bëhet edhe pranim dorëzimi në kryeministri.