Filloi takimi i Ali Ahmetit me kryetaret e partive shqiptare

Në një atmosferë miqësore sapo filloi takimi i liderëve shqiptar, takim i iniciuar nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, raporton TetovaSot.
Ashtu siç mëson portali TetovaSot, takimin e sotëm e kanë bojkotuar lideri i PDSH-së dhe ai i Lëvizjes Besa. Përndryshe ky takim është thirrur me qëllim të unifikimit të kërkesave të shqiptarëve të Maqedonisë.
Tre liderët e Aleancës arritën në takimin e thirrur nga Ali Ahmeti. Takimi zhvillohet me dyer të mbyllura ku Ahmeti shoqërohet nga Teuta Arifi.
Siç njoftoi portali TetovaSot në këtë takim nuk marrin pjesë nga PDSH-ja dhe Besa. Pas përfundimit të këtij takimi pritet që liderët të prononcohen për mediat.