Filloi takimi i Kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi me ambsadorët e vendeve të BE-së

 

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sapo ka filluar takimin me 16 ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Në takim, siç është paralajmëruar, marrin pjesë ambasadorët e Austrisë, Bullgarisë, Kroacisë, Çekisë, Francës, Gjermanisë, Greqisë, Italisë, Holandës, Polonisë, Rumanisë, Sllovakisë, Sllovenisë, Spanjës, Suedisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Për pasdite është paralajmëruar edhe takim i kryetarit Xhaferi me përfaqësues të mediave ku, siç informon kabineti i tij, pritet të këmbehen mendime për gjendjen aktuale në shtet.