Fillon gjykimi i nëntë të akuzuarve për dhunë në Kuvendin e Maqedonisë

 

Në Gjykatën themelore Shkupi 1 ka filluar gjyqi për nëntë persona të akuzuar për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë, natën e 27 prillit

 

Prokuroria i ngarkon ata për pjesëmarrje në turmë. Nga ana tjetër, para gjyqit do të protestojnë të ashtuquajturit ”Tvrdokorni” për t’i përkrahur të akuzuarit.

Në Prokurorinë themelore publike janë ftuar edhe dy deputetë të OBRM-PDUKM-së. Nga ana tjetër kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov ka propozuar faljen e pjesëmarrësve në dhunë në Kuvendin e Maqedonisë.