Fillon pagesa e plotë e personave të dëmtuar nga vërshimet

Fillon pagesa e plotë e personave të dëmtuar në vërshimet e 6 gushtit, kështu ka vendosur Qeveria,

Siç kumtoi sot zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev, pagesa do të realizohet këtë muaji dhe muajin e ardhshëm. Me transhën e parë në vlerë prej 118 milionë denarë do të përfshihen 947 lëndë ose 25% nga deri tani katër mijë të konfirmuara.

‘Qytetarët të jenë të sigurt se Qeveria do të realizojë premtimin e dhënë në muajin gusht dhe do t’i dëmshpërblejë të gjithë familjet që janë përfshirë nga vërshimet’, theksoi Gjorgjiev në konferencë për shtyp.

Sipas tij, transha e parë do të duhet të realizohet deri në fund të kësaj jave.