Fillon protesta e opozitës në Tiranë, vijnë arrestimet e para

Ka filluar në këto çaste protesta e opozitës në Tiranë. Mbështetët e PD-së  po i afrohen bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ndërkohë kryeministria është blinduar nga efektivët e policisë. Gjithashtu para kordonit policor janë vendosur dhe pengesa prej hekuri.

Ndërkohë vetëm pak më mbi 20 persona që konsideroheshin me prirje të theksuar radikale dhe precedentë janë ndaluar nga antiterrori në të gjithë vendin. Bëhet me dije gjithashtu se këta persona janë ndaluar në Tiranë dhe rrethe, ndërsa mes tyre ka edhe shtetas të huaj.