Fillon protesta në Kumanovë, kërkohet dënim maksimal për vrasësin e Almirit

Ka filluar në Kumanovë protesta e paralajmëruar me moton “Për Drejtësi”, në të cilën kërkohet dënim maksimal për vrasjen e Almir Aliut katërvjeçar nga Boban Iliq. Protesta mbahet në ditën e fillimit të procesit gjyqësor për këtë vrasje makabër, në Gjykatën Themelore në Kumanovë, përcjell Gazeta Express.

“Dënim maksimal përgjegjësit të shuarjes së jetës së sapofilluar”, “Kujdes!” ,”Nëse Bobani është i çmendur edhe ne do të çmendemi”, janë pankartat paralajmëruese që mbajnë qindra protestues para gjykatës.

Vrasja e Almir Aliut ndodhi më 1 korrik të vitit të kaluar.