FILLON SEANCA E GJYKATËS SUPREME PËR TË AKUZUARIT E RASTIT “MONSTRA”, JA NË ÇFARË GJENDJE JANË TË DËNUARIT (VIDEO)

Ka filluar seanca e hapur gjyqësore e Gjykatës Supreme për të dënuarit në rastin “Monstra”. Në videon mund të shihet se në çfarë gjendje janë të dënuarit nga ky rast, raporton SHENJA.

Më 12 prill të vitit 1012, të Premten e Madhe, afër Liqenit të Smillkovës, u vranë katër djem të moshës prej 18 deri 21 vjeç nga lagjja e Shkupit Radishan – Filip Sllavkovski, Aleksandar Naqevski, Cvetanço Ackovski dhe Kire Tërpkovski, si dhe 45-vjeçari Borçe Stevkovski nga fshati Creshevë.
Për vrasjen e pesëfishtë në rastin “Monstra”, u akuzuan dhe dënuan me burg të përjetshëm Alil Demiri, Afrim Ismailloviq, Agim Ismailloviq, Fejzi Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta. Vetëm i akuzuari i pestë, Sejdi Rami mori aktvendim lirues, për shkak të mungesës së dëshmive të fuqishme për konstatim të fajit.