Filluan punimet për asfaltimin e rrugëve në rrethin e Strugës

 

Filluan punimet për asfaltimin e rrugëve në rrethin e Strugës

Në bazë të planprogramit për asfaltim kanë nisur punimet për asfaltime fillimisht në disa fshatra të Strugës.

Konkretisht, kanë nisur rregullimet e rrugëve në f. Frëngovë , në një lagje ku nuk ishte vënë dorë me dekada .

Në Ladorisht gjithashtu, po përgatitet asfaltimi i një rruge me gjatësi prej rreth 500 m.

Punimet pritet të nisin shumë shpejtë edhe në fshatrat Zagraçan, Tatesh i Epërm dhe Tatesh i Poshtëm. Për çdo altivitet tjetër në çdo lokalitet do të njoftoheni në kohë reale.