Filmi “Babai”, pjesë e GoetheFest në Beograd të Serbisë

Filmi “Babai”, pjesë e GoetheFest në Beograd të Serbisë

Filmi kosovar do të jetë pjesë e 5. GoetheFEST 2016, festival i filmit që organizohet në Serbi nga Goethe Institute dhe këtë vit vjen nën konceptin “Realiteti kafshon”.

Filmi “Babai”, rrëfimi i Norit, rolin e të cilit e luan Val Maloku, një fëmijë i cili shet cigare në rrugë bashkë me të atin Gëzimin, ky në rolin e Astrit Kabashit, në Kosovën e viteve të 90-ta, do të jepet javën tjetër në qytetin e Beogradit në Serbi.

Filmi me regji nga Visar Morina do të jepet me datë 11 tetor në Qendrën Kulturore të Beogradit.

Në GoetheFEST 2016 do të shfaqen edhe filma që kanë qenë pjesë e Berlinales dhe filma që kanë marrë çmime të mëdha në Gjermani, mes tyre “Agonija”, “Fak Ju Gete 2” me regji nga Bora Dagtekin, “Kralja” etj..