Filmi kosovar “Home” triumfon në BAFTA

Filmi kosovar “Home” triumfon në BAFTA

Filmi kosovaro-anglez “Home” ka arritur të rrëmbejë  çmimin për filmin më të mirë të shkurtër britanik.

Në skenë për ta marrë çmimin ishin Shpat Deda, Daniel Mulloy, Scott O`Donnell dhe Afolabi Kuti. Lajmi për nominimin e filmit “Home” erdhi më pak se dy muaj pasi ky film u nominua edhe për “European Film Award” dhe pas një viti qysh kur filmi “Shok” u nominua për “Oscar”.

Producenti i filmit, Shpat Deda, është shprehur tejet i lumtur pas marrjes së çmimit për Filmin më të mirë të Shkurtër Britanik, përmes një statusi në Facebook.