Filmi “Krom”, në festivalin ndërkombëtar të Tetovës

Edicioni i pestë i festivalit të pestë ndërkombëtar të filmit në organizim të TIFF Oda ka nisur ditët në qytetin e Tetovës. Tradicionalisht festivali ka tre pjesë kryesore. Programi kryesor garues i filmave me metrazh të shkurtër në orët e pasdites, dhe projeksionet e mbrëmjes në katër filma me metrazh të gjatë. Të gjitha këto aktivitete janë falas për vizitorët.  Festivali do të përfundojë ditën e shtunë dhe është parashikuar edhe vizitë e pjesëmarrësve në disa objekte nga sfera e kulturës dhe arsimit në qytete si galeria e arteve-Hama mi i vjetër, Xhamia e larme, kompleksi Arabati baba Teqe dhe ndërtesa kryesore e USHT-së. “Në programin kryesor garues kemi marrë 855 filma artistik me metrazh të shkurtër, kështu që komisioni në përbërje të Tomazh Petra nga Republika Çeke, Marijan Zidar nga Sllovenia dhe Afrim Saliu me origjinë nga Maqedonia, e i cili jeton dhe punon në Kosovë kishte shumë punë që të zgjedhë 36 filma, që vijnë nga 25 vende dhe që mund të shfaqen në festival”, deklaroi drejtori i festivalit.

Në kuadër të projeksioneve të mbrëmjes me metrazh të gjatë që fillojnë në orën 20.00 u shfaq filmi kosovar kandidat për Oscar “Shok”, të mërkurën ky orar është rezervuar për filmin “Netë të mjalta” të regjisorit të Maqedonisë Ivo Trajkov, vijues në programin është dhe filmi “Kromi” nga Shqipëria, i regjisorit Bujar Alimani, dhe të premten do të shfaqet filmi “Babai” që është bashkëproduksion i pjesëmarrësve nga tre vende, Kosova, Maqedoni dhe Gjermani dhe në regji të Visar Morinës. Shpallja e fituesit dhe mbyllja e festivalit është parashikuar për të shtunën në Qendrën e Kulturës Ilo Anteski Smok në Tetovë. Me skenar dhe regji nga Bujar Alimani, filmi “Krom” ka marrë dhe të tjera vlerësime në festivale të huaja gjatë kësaj kohe. Filmi, një nënë memece që pas dy humbjeve të bashkëshortëve i duhet të vazhdojë të rrisë fëmijët e të jetojë edhe ajo vetë jetën e prerë përgjysmë. Djali i saj pesëmbëdhjetë vjeç që përpiqet të njohë vetveten në një adoleshencë të vështirë mes shkollës dhe minierës së kromit. Një mashkull që hyn mes djalit e nënës sepse nuk ka asnjë tjetër veç saj dhe një mësuese rock që ka rebeluar nga shtëpia  për t’ju gjendur djalit si një engjëll  në rrugën e tij. Edicioni i pestë i festivalit ndërkombëtar të filmit në Tetovë është ndihmuar nga Agjencia për Filma të Maqedonisë, Komuna e Tetovës, Qendra e kulturës Ilo Anteski Smok, USHT-ja dhe mbështetës të tjerë të rinj.