Filmon dy motorë me shpejtësi të madhe teksa i jep makinës, më pas ndodh drama (VIDEO)

Një aksident shokues i filmuar në rrugën 595 West të Miami, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një grua e cila po i jepte makinës së saj, filmon çfarë ndodh në rrugë. Papritmas shfaqen dy motorë me shpejtësi të madhe.

Njëri prej tyre merr për dalje në të majtë të autostradës por nuk e kupton se rruga është mbyllur dhe përplaset në mënyrë të tmerrshme me barrierën.

Shoku i tij kupton se çfarë kishte ndodhur dhe shkon që të ndihmojë menjëherë mikun e tij. Gjithë skena u filmua në 30 prill, ndërkohë që i aksidentuari pësoi dëmtime të shumta.