Filpine, tajfuni “Nock-Ten” shkakton katër të vdekur

Të paktën katër persona u vranë dhe tetë të tjerë rezultojnë të zhdukur sot në Filipine, pasi tajfuni i fuqishëm “Nock-Ten” goditi arkipelagun ditën e Krishtlindjes, por pa përfshirë kryeqytetin.

“Stuhia, e mori këtë emërtim nga një zog i Laos, përfshiu dje sipërfaqen e tokës në provincën e Katanduanes (lindje) dhe pritet të avancojë në një trajektore veri-perëndim, e shoqëruar nga erëra të forta deri në 235 kilometra në orë”, sipas agjencisë meteorologjike filipinase.

“Një çift është mbytur dhe një burrë i moshuar u vra pas rrëzimit të një muri”, njoftoi në televizionin lokal Al Bichara, guvernatori i provincës në Albay, një nga zonat më të prekura.