Finalja Juventus-Real Madrid, legjenda e tenisit tregon fituesin (Foto)

Rafael Nadal është një tifoz i madh i futbollit, përkatësisht Real Madridit.

Nadal, i cili të shtunen mbush 30 vjet, është duke shpresuar që Reali të mposht Juventusin dhe kështu do ishte një dhuratë perfekte për ditlindjen e tij, transmeton Periskopi.

“Nesër është një ditë speciale për mua. Por në orën 20:45 do të jem para TV për ta mbështetur skuadrën time. Shpresoj që Reali të fitojë edhe një titull, por do të jetë e vështirë,” tha ish numri një i botës në tenis.