Fitimet marramendëse të David Beckham vetëm në një ditë

Pavarësisht se është tërhequr nga futbolli 4 vite më parë fitimet e David Beckham vazhdojnë që të jenë marramendëse.
Ish-futbollisti fiton 12.7 milionë pound në vit vetëm për shkak të përdorimit të imazhit të tij nga kompani të ndryshme, që përkthehet 53 mijë pound në ditë.
Falë marrëveshjeve me H & M, Adidas dhe Haig Club whisky 42-vjeçari ka fituar 12.7 milion pound vetëm vitin e kaluar.
Në 5 vitet e fundit ish-kapiteni i Anglisë, i cili vlersohet se ka një pasuri prej 165 milionë pound , ka fituar 45 milionë pound duke u njohur si nje nga altletët me pensionin më të lartë në botë.