Fitimet marramendëse të Zuckerberg për 10 ditët e 2017-s

Vlera neto e të ardhurave të themeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg, u rritën me 4.1 miliardë euro dy javët e para të vitit 2017, duke u bërë një nga njerëzit me rritjen më të madhe të fitimeve këtë vit.

Çmimet e aksioneve të kompanisë Facebook po rriten gjithnjë e më shumë dhe tani është vlerësuar të ketë një shifër prej 44.2 miliardë euro, ose 53-8 miliardë dollarë.

Sipas revistës ekonomike “Forbes” që rendit listën e miliarderëve në botë, Zuckerberg  tani është personi i pestë më i pasur i planetit, pas Bill Gates, Warren Buffet, Jeff Bezos dhe Amancio Ortega – që secili të mbajë një pasuri prej më shumë se ne 67.5 miliardë £ (70 miliardë $).

Krijuesi i Facebook ka thyer rekord të fitimeve këtë viti më shumë se çdo i pasur tjetër.

Nuk ka ndodhur ndonjë gjë e pazakontë në rritjen e fitimeve, por lidhjet janë bërë pas fushatës së lartë të Facebook për të trajtuar profilet e rreme për përmbajtjen e lajmeve në internet të quajtura “Fake”.