Fiton betejën me anoreksinë,11 vjeçarja shpërndan fotot.

Është një foto aq shokuese sa do mendonit se një viktimë e anoreksisë do ta fshihte nga bota.Por Hannah Koestler është e vendosur ta ndajë realitetin e sëmundjes së saj me botën, që e çoi deri në 31 kg dhe e çoi shumë pranë vdekjes.

22-vjeçarja guximtare postoi fotot online të një tubi ushqyes të lidhur me trupin e saj të dobësuar.

Postimet e saj bënë që t’i shtohen 100 mijë ndjekës në Instagram dhe lumë mesazhesh përgëzimi për kurajon.

Hannah, që tani është shëruar plotësisht , jetonte me tre biskota në ditë dhe vishej me rroba fëmijësh edhe pse gati 180 cm e gjatë.

Ajo thotë: Unë e di që fotot që shpërndava për njerëzit janë të sikletshme por s’është nevoja të jemi të turpshëm për të vërtetën. Anoreksia është një sëmundje e keqe që konsumon trupin dhe mendjen. Shpresoj që me këto foto t’i tregoj atyre që vuajnë të njëjtën sëmundje si unë, që most a humbin shpresën dhe të besojnë në shërim”.

Hannah Koestler, 22, from Warwick