Fiton lotarine 1 mln dollar vetem 3 vjeç

Një fëmijë vetëm 3 vjeç fitoi jackpot  prej 1 milionë dollarë të një lotarie duke u bërë fituesi i parë më i vogël në historinë e lotarive Bonus Bonds

Bonus Bonds në Zelandën e re mbështetet tek investimet, dhe njerëzit kanë shansin të fitojnë një çmim cdo muaj kundrejt dollarëve që ata vendosin

Prindërit e djalit 3 vjeçar kishin hapur një llogari në emër të tij në Bonus Bonds që kur kishte lindur dhe kishin vendosur një kredi prej 250 dollarësh.

Familja nga Christchurch në Zelandën e Re, sapo ishte kthyer nga pushimet kur mësuan për fitoren e lotarisë. Ata thonë se djali i tyre ka lindur me fat që në momentin kur ka lindur pikërisht ditën e Krishtlindjes