Fjalët e para të Neymar si lojtar i PSG

Braziliani është transferuar nga Barcelona te klubi parisien.

Neymar është bërë futbollisti më i shtrenjtë në historinë e futbollit, pasi që për të Paris Saint-Germain, i ka paguar Barcelonës, plot 222 milionë euro.

Ai është shprehur që është shumë i lumtur për aventurën e re në Paris dhe se ambiciet e klubit e kanë shtyrë për t’u transferuar atje, transmeton KosovaPress.

“Jam tepër i lumtur që jam pjesë e PSG-së”, ka thënë në fillim Neymar.

“Që kur kam ardhur në Evropë, ky klub ka qenë njëri prej ekipeve më konkurse dhe më ambicioze që kam parë”.

“Ambiciet e PSG-së më kanë tërhequr për të ardhur këtu, së bashku me pasionin dhe energjinë që sjellë klubi. Kam luajtur për katër sezone në Evropë dhe jam i gatshëm për këtë sfidë të re në karrierën time”, ka përfunduar ai.

Neymar do të prezantohet sot para medieve si futbollist i PSG-së.