Fjalimi i Azem Sadikut në konferencën për shtyp të fundëvitit të Partisë Demokratike Shqiptare

Fjalimi i Azem Sadikut në konferencën për shtyp të fundëvitit të Parrisë Demokratike Shqiptare. Po e përmbyllim një vit të rëndë dhe shumë të keq për Maqedoninë e sidomos për shqiptarët që jetojnë në Maqedoni. Fatkeqësisht ka shumë faktorë të jashtëm dhe të mbrendshëm që funksionojnë me shume ashpërsi ndaj shqiptareve të Maqedonisë me qëllim që ata të mos i realizojnë qëllimet dhe idealet historike. Kemi thëne disa herë se kjo luftë ndaj shqiptarëve të Maqedonisë personifikohet me luftën që bëhet me dekada kundër PDSH-së, për shkak se ata e dinë se sa më e dobët të jetë PDSh-ja aq më lëhtë i realizojnë qëllimet e tyre armiqsore ndaj shqiptarëve. Ne dolëm me rezultat të dobet në zgjedhjet e fundit, megjithatë jemi shumë krenarë që nuk u realizua skenari i armiqëve të shqiptarëve të Maqedonisë, skenar që planifikonte ekzekutimin perfundimtarë të PDSh nga skena politike. Kjo nuk ndodhi, ne mbijetuam, të plagosur rëndë, plagë të cilat do ti llogarisim si medalje të betejave për liri. Ne kemi forcë, kapacitete, dijeni për ti shëruar këto plagë shumë shpejt. Populli shqiptare na ka dhënë një mandat vendimtarë, mandatin e opozitës etnike dhe na ka obliguar që ne të jemi rojtarët e thesarit të çmuar kombëtarë që me një fjali do të mundohem ti perkufizoj: ” Ne jemi komb dhe i duam të gjitha të drejtat që i kanë kombet tjera ne Europe” Më lejoni tash të flas pak për të tjerët: 1. Objektivi madhorë u arrit, BDI dhe Ali Ahmeti perfundimisht e humbën legjitimitetin e popullit shqiptarë. Nga 270.000 shqiptarë që kanë votuar ata morën më pak se 1/3 e tyre, 80.000 vota dhe atë me shume vota të maqedonasve që quhen musliman, turqve boshnjakëve, romëve, egjiptjanëve. 2. “Opozitarët” tjerë të kombinuar në 6 parti: LR PSHD, Uniteti, RDK, PPD, Besa, RDK,.. qesharak dhe infantile, e quajtën veten fitues, punuan për të tjerët, e kryjtën detyrën me sukses dhe e pamundesuan fitoren e thellë të PDSH-së dhe pamundësuan legjitimimin e platformës kombëtare të kësaj partie. Porosia jonë për to eshte: ikni në shtepi dhe te familjet tuaja se nuk jeni për këtë punë, ju ishit për një përdorim dhe ashtu perfunduat. 3. Ne përherë e flasim të vërtetën pavaresisht se dikujt si pëlqen, në keto zgjedhje fatkeqesisht 6-70 mijë bashkëkombas tonë, shqiptarë votuan për një parti maqedone. Të dashur vllezër, kjo ishte vote e gabuar, ju lusim që herën tjetër të votoni për ne. Dy tre fjali rreth zgjedhjeve fer të lira dhe demokratike. Nuk kanë qenë këto zgjedhje të tilla, por e verteta është se kriminalizimi i zgjedhjeve këtë herë ka qenë më i sofistikuar; a. Mund të kemi “mirëkuptim” për miliona euro të pista të BDI-së si strukturë qeveritare, që u derdhën për ta blere vullnetin politik të shqiptarëve, ama; b. Smund ta sqarojmë se si një parti “e re” derdhi poashtu miliona të pista për ta blerë dhe kriminalizuar votën e shqiptarëve. c. Një koalicion i një kryetari komune me aktakuza për korrupsion dhe krim po ashtu derdhi miliona pare të pista për ta kriminalizuar dhe blerë votën e shqiptarëve. d. E fundit, në emër të PDSH-së gjithë shqiptarëve të Maqedonisë ju uroj vitin e ri duke ju thënë se do vazhdojë të bëhet edhe më keq. Në të njëjtën kohë duke u apeluar që mos të shkojnë drejt zhgënjimit dëshpërimit dhe dorëzimit. Të dashur vllezër nuk keni përse te dorëzoheni, ashtu ka qenë dhe do të jetë historia jonë, e lodhshme, e mundimshme, dramatike, herë herë edhe tragjike. Ju do të vazhdoni ta keni të gjallë dhe të shëndoshë shtyllën kombëtare të shqiptarëve PDSH-në. Mos u dorëzoni, keni ku të mbështeteni, te PDSH-ja; – Ashtu siç jeni mbështetë gjatë historisë tonë të përbashkët, në 1993, kur ne gjithë së bashku e krijuam opozitën shqipëtare në Maqedoni në krye me Menduh Thaçin. – Ashtu si në vitin 1997 kurr goditjen e armiqëve të shqiptarëve me rastin e Gostivarit dhe Tetoves e kthyem në fuqi të shqiptarëve të Maqedonisë. – Ashtu si në vitin 98-99 që e lindëm bashkërisht lirinë e Republikës së Kosovës; – Ashtu si në vitin 2001 që nuk lejuam tragjedinë që shqiptarët e Maqedonisë të bëhen mish për top që do të nënkuptonte tragjedi me qindra mijëra të vrarë; – Ashtu si 14 vite e gjysëm luftuam si opozitë etnike të vetmuar dhe aritëm një sukses capital, Sot falë kësaj lufte të madhe kombëtare e gjithë bota e përparuar demokratike pajtohen me ne se Maqedonia ska lidhje me lirinë, demokracinë, implementimin e Marëveshjes së Ohrit dhe avancimin e tëdrejtave të shqiptarëve. Urime dhe shëndet!