Flakron Bexheti: Hipotezat politike mbi realitetin “Made in Kosova”

 

Zgjedhjet në Kosovë. Do ishte një garë interesante nëqoftëse koalicionit PDK-NISMA-AK me kandidat për Kryeministër Ramush Haradinaj ti konkuronte një koalicion tjetër mes LDK-Vetëvendosjes dhe AKR me kandidat pë Kryeministër z. Albin Kurti. Do ishte një betejë e forte dhe e natyrshme mes dy personaliteteve më të fuqishëm qe i ka Kosova.

Do ishte një betejë politike edhe brenda koalicioneve. Fakti që lideri i PDK, Kadri Vejseli pranoi qe Ramush Haradinaj të jetë kandidat për Kryeminster te Kosovës tregoi nje sens politik, për ta amnestuar PDK në gabimet e bera gjate qeverirsej se deritanishme si dhe duke dashur te përfitoj nga personaliteti i Ramush Haradinaj-t i cili pati ngritje te rejtingut pas paraburgimit në Francë.

E njejta duhej ndodhur me LDK, duke i ofruar Lëvizjes Vetëvendosja më saktë Albin Kurtit vendin e Kryeministrit, kjo do ta amniston poashtu LDK nga e kaluara e saj ne qeverisje dhe do ishte nje nundesi për ti kthyer PDK-së, “borxhin” dhe një lloj “hakmarje” qe PDK e mendoi dhe e realizoj nocionin e votbesimet të qeverisë dhe Kryministrit Isa Mustafa.

Lëvizja Vetëvendosja si subjekt më i pastër politik, që asnjëherë nuk ka treguar tendenca të postit të Kryeninistrit pa e fituar verdiktin e popullit të Kosovës edhe si e vetme mund të ketë suksese befasuese.

Megjithate një garë mes Albin Kurtit dhe Ramush Haradinajt do ishte shpresdhënëse dhe realisht do ti vëndonte në hije strategjitë e PDK dhe LDK-së për të udhëhequr pushtetin prej zyrave te tyre partiake.

Kosova gjendet para sfidave të saja të veshtira. Kryeministri i ardhshëm kushodoqoftë, por me gjase edhe Ramush Haradinaj nga ditët e para të qeverisjes së tij do ballafaqohet me presionin e faktorit ndërkombëtar për Gjykatën speciale, demarkacionin dhe Asociacionin e Komunave sërbe, si parakushte për procesin integrues të Kosovës në strukturat euro-integruese dhe si detyrime te dala nga Marrëveshja e Brukselit mes Kosovës dhe Sërbisë. Nga ky fakt paragjykojme se Kryeministri i ardhshëm Ramush Haradinaj, do e kuptoj edhe pozitën e dikurshme te Hashim Thacit në gadishmërine e tij dhe te Isa Mustafajt për kompromiset e bëra me palën sërbe.

Flakron Bexheti