Flakron Bexheti: Maqedonia mos te hezitoj te pranoje deklaraten e partive shqiptare

Pas deklarates se kongresmenit amerikan  dhe deklarates se partie politike shqiptare ne faqen e tij zyrtare ka reaguar edhe Flakron Bexheti anetar i Levizjes per Reforma-Pdsh  i cili shkruan:

Deklarata e përbashkët e partive politike shqiptare për avansim të barabartë mes shqiptarëve dhe maqedonasve nuk është më e “ashpër” se deklarata e kongresisti amerikan Dana Rohrabcher për ndarjen e Maqedonisë dhe ndryshim të kufijve, andaj ska pse të hezitojë pala maqedonase ta pranojë deklaratën e subjekteve politike shqiptare. Dy deklarat njera deklarative dhe tjetra e shkruar përbëjnë realitetin e politikës në Maqedoni. Varet Maqedonia për kë do të përcaktohet! Shqiptarët janë aty!/antpress