Flakron Bexheti:Ambasadorët amerikan Xhes Bejli dhe Donald Lu, dy ikona të demokracisë dhe shtetit të së Drejtës!

Ambasadori Amerikan në Shkup Bejli dhe ai në Tiranë Lu, ishin dhe akoma janë kujdestar të së Drejtës dhe Paqës në këto dy shtete të trazuara nga njëmendësia politike.

Nga Flakron Bexheti

Sot pothuajse që të dy nga pushtetet aktuale në Shkup dhe Tiranë, po trajtohen me rezervë, si pasojë e ndrimit të pushtetit dhe të presidentit Amerikan.

Bëjnë shumë gabim edhe në Shkup edhe ne Tiranë. Ambasadorët Bejli dhe Lu, nuk i përfaqësojnë demokratët Amerikan, por popullin e saj dhe politikën e jashtme të Amerikës që ka traditën 200 vjecare.

Ambasadori Bejli ka merita të jashtëzakonshme, ne ruajtjen e paqës, në Marrëveshjen e Përzhinos si dhe në faktorizimin e palës shqiptare në cdo Tryeze politike duke i bërë të barabartë me palën Maqedonase.

Ambasadori Lu, është ideatori i Reformës në drejtësi, nje reformë e domosdoshme, për ta rregulluar shtetin ligjor në Shqipëri, për ta crrënjosur korrupcionin institucional si dhe per ta reformuar nga themeli sistemin gjyqësor dhe ate të prokurorisë.

Andaj edhe ambasadori Bejli dhe ai Lu, neritojnë mbështetjen e parezerve dhe mirënjohjen më të thellë dhe më falenderuese nga të gjithë qytetarët e Maqedonisë dhe atyre të Shqipërisë.

Ata qe të dy përfaqësojnë interesat e SHBA-ve, qe janë në përputhje me orientimet ideologjike dhe strategjike të Shqiptareve./antpress