Flet aktori turk Çënari: Po marr nuse shqiptare e po i bashkojmë popujt tanë

Amelda Abazi dhe i fejuari i saj, aktori i pashëm turk Tolgahan Sayisman, kanë udhëtuar për në Los Angeles, ku do të martohen.
Gjithçka po shkon mirë mes tyre, siç duket edhe në foto, por partneri turk ka dashur ta shprehë edhe me fjalë gëzimin që ka gjetur një vajzë si Almeda.

Ai ka shkruar një shprehje shqiptare, që ndoshta shumë nga ne nuk e dinë, që ngre lart vlerat e vajzave nga Shqipëria.

“Një fjalë e urtë shqiptare thotë: të marrësh vajzë nga Shqipëria është si të këpusësh trëndafil nga parajsa. Po marrim nuse nga Shqipëria dhe po bashkojmë popujt tanë”, ka thënë Tolgahan shkruan living.al.

Nëse askush nuk ju kishte komplimentuar kështu, ja ku shfaqet një goxha djalë nga Turqia, për t’jua ngritur moralin.