Flet burri i gruas që bëri seks me të dashurin në sy të fëmijëve

Peri Nacaj, burri emigrant nga Kamica e Koplikut, bashkëshortja e të cilit ka kryer marrëdhënie dhe veprime të turpshme në sy të fëmijëve të saj të mitur me të dashurin ka dhënë dëshminë e tij në emisionin “Zemër e hapur”.

Në një lidhje telefonike live në emision, babai i dy fëmijëve të mitur kërkon drejtësi, që fëmijët të kthehen në shtëpinë e gjyshërve dhe nëna e tyre të shkojë në burg.

Si i keni pasur marrëdhëniet para se të largoheshit 4 vjet më parë në SHBA?

Para se të ikja në SHBA kam pasur marrëdhënie të mira, normale, të qeta. Komunikonim normalisht. Nuk kishim probleme.

A keni dyshuar para se të largoheshit për tradhti?
Jo, s’kam pas dyshime. Më pas më kanë lindur dyshimet pasi ika sepse sa herë i bija telefonit e gjeja të zënë. Thoshte ‘jo po flisja me vëllain’, ‘me këtë’ e ‘me atë’.

Çfarë kërkoni nga Gjykata?
Vetëm drejtësi. Kërkoj dënimin e saj, të shkojë në burg dhe fëmijët të kthehen në shtëpi.

E kujt ishte ideja për vendosjen e kamerave?
Ideja ishte e imja.